Shiste drogë e blinte makina, "kasapi" shqiptar bie në burg në Itali
Policia italiane ka vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar në Itali pasi akuzohet për trafik droge.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptar "kasap" mblidhte para nga droga e më pas i investonte për të blerë makina e t'i shiste ato në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të ushtruar shqiptarit iu gjetën një kg kokainë dhe 16 kg marijuanë si dhe 39.500 euro.

Hetimet treguan madje kodet që përdorte banda, teksa bënte porositë për marijuanën dhe kokainën.

Sipas policisë, biznesi i ‘mishit’ i sillte bandës rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.

Bifteku “fiorentin”, “brinjë” dhe “fileto” do të zëvendësonin peshën e barnave të ndryshme, 20, 10, 5 e me radhë. /albeu.com/



Shtuar më 03/04/2018, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori