Shisnin piratisht CD të Sinan Hoxhës dhe këpucë, procedohen 3 persona në Dibër
Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të Planit Operacional për goditjen e paligjshmërisë, gjatë ditës së sotme kanë ushtruar kontrolle në lokale, dyqane dhe në Treg në qytetin e Peshkopisë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara u proceduan penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas dhe konkretisht: Sh. M., 45 vjeç, banues ne Maqellarë-Dibër, për veprën penale “Organizim i lotarive pa leje”, vepër e parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ë tij iu gjetën dy makineri të lojtave të fatit pa dokumentacionin përkatës.

Të dyja pajisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sh. H. 54 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër,për veprën penale “ Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi, në lagjen “Treg“, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale CD, të cilat i shiste pa dokumentacion përkatës. L.Xh., 36 vjeç, banues në Lagja Treg, Qyteti Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen treg , Qyteti Peshkopi, u kap në flagrancë duke tregtuar atlete te markave të ndryshme, pa dokumentacion përkatës të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./Albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori