Shisnin "drogën e Hitlerit", shkatërrohet grupi i shqiptarit në Napoli
Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një grup shpërndarësish droge në Napoli, ku bënte pjesë edhe një shqiptar.

Gjatë aksionit është arrestuar një person, ndërsa shqiptari është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 20-vjeçar, ndërsa u paditën edhe një shqiptar, sëbashku me një shokun e tij maroken.

Policia arriti të sekuestronte 500 gram drogë, marijuanë, tableta hashashi dhe ekstazë. Gjithashtu edhe 3,000 euro në para të gatshme, smartphones dhe shkallë elektronike.

Operacioni është finalizimi i hetimeve që kishin njisur një vit më parë nëpërmjet përgjimeve telefonike, vëzhgime dhe reagimeve të 33 të rinjve, duke përfshirë shumë studentë.

Një i ri, i cili kishte ardhur në Napoli me rastin e një ngjarjeje muzikore në një klubi nate, kishte marrë me vete 37 pilula Mdma (e ashtuquajtur "droga e Hitlerit"), ekstazi dhe ketamini, për t’ua shpërndarë anëtarëve të klubit.
Shtuar më 12/06/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori