Shishja e ujit tradhëtoi grabitësit e bankës
Ka mjaftuar vetëm një shishe uji e harruar në vrimën e hapur në murin e pasëm të bankës që të tradhëtonte grabitësin Roland Liti, ku një shenjë gishti e lënë nga 37-vjeçari çoi në zbulimin e tij.

Ai ishte skeduar dhe dënuar më herët nga gjykata për vjedhje dhe grabitje. Të dhënat e policisë tregojnë se një ditë pasi kanë kryer grabitjen, së bashku me Alan Babameton, Roland Liti ka dalë rreth orës 19 e 41 minuta në drejtim të Malit të Zi nga pika kufitare e Muriqanit, me makinën AA 702 DX, shkruan "Klan".

Katër ditë më vonë, 23-vjeçari Babameto është rikthyer në Shqipëri vetëm, ndërsa 37-vjeçari Liti, zyrtarisht figuronte të ishte ende në Mal të Zi pasi nuk ka kaluar në mënyrë legale në pikën kufitare për të humbur gjurmët.

Uniformat blu e kanë prangosur atë në Tiranë mesditën e 31 gushtit, së bashku me dy shokët e tij.

Policia po heton edhe për hyrjen e paligjshme të tij në Shqipëri, ndërsa për grabitjen nuk ka dyshime, pasi provat që e implikojnë janë të pakundërshtueshme.

Robert Kulla po hetohet se ka ndihmuar dhe ka bashkëpunuar në grabitje me qëllim përfitimin e një pjese të shumave monetare të grabitura. Policia i’u sekuestroi në total autorëve të dyshuar rreth 60 milionë lekë të vjetra.

Alan Babameto shfaqej në rrjetet sociale si “Tony Montana”, duke pozuar me vetura luksoze dhe armë. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori