SHISH zbarkon në këto dy zona për të vëzhguar 2 mijë ekstremistët grekë
Shteti shqiptar është vënë në alarm pas lajmit nga mediat greke se 2000 ekstremistë grekë do të hynë në Shqipëri për të marrë pjesë në furneralin e terroristit që sulmoi policinë shqiptare. Madje tashmë edhe agjentët e SHISH janë në terren.

Policia e Shtetit ka krijuar një plan masash për shmangien e incidenteve gjatë ditës së nesërme kur do të zhvillohet ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas. Mësohet se prej pikës kufitare të Kakavijës do të mbërrijnë shumë autobusë nga Greqia.

Për këtë pala shqiptare ka intensifikaur komunikimin me policinë greke, për të mos lejuar hyrjen e njerëzve me precedentë penalë apo ekstremistëve, të cilit mund të shkaktojnë trazira në Dropull.

Mësohet se në terren në Kakavijë e Dropull, do të ketë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Pala shqiptare i druhet incidenteve dhe provokimeve.
Shtuar më 07/11/2018, ora 18:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori