SHISH, gati heqja e shefave
Albeu.com
Furtunë shkurtimesh në radhët e Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë. Rreth 150 agjentë dhe oficerë të lartë të shërbimeve inteligjente, do të dorëzojnë detyrën brenda një muaji.Furtunë shkurtimesh në radhët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Rreth 150 agjentë dhe oficerë të lartë të shërbimeve inteligjente, do të dorëzojnë detyrën brenda një muaji. Lajmi konformohet nga burime të rezervuara pranë institucionit. “007-ve” u janë kërkuar vlerësimet e punës dhe të gjitha të dhënat personale dhe mbi këtë bazë do të dalin dhe emrat konretë që do të preken nga reforma. Në fakt, kjo është faza e dytë e shkurtimeve masive në SHISH, në fundvitin e kaluar nga SHISH janë shkurtuar dhe të tjerë punonjës. Kjo fazë e dytë konsiderohet më e rëndësishmja, por dhe përfundimtarja. Në “shënjestër” janë Drejtori i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, ai i Luftës Kundër Terrorizmit dhe drejtori i luftës kundër krimit Ekonomiko-Financiar. Gjithashtu do të shkurtohen dhe do të shkarkohen edhe disa drejtues të tjerë në disa drejtori të tjera kyçe. Vala e shkarkimeve do të prekë veç drejtorive qëndrore, edhe ato në nivel lokal.
Paralajmërimi
Paralajmërimi për reforma të thella në institucion është dhënë menjëherë pas zgjedhjeve të 3 Korrikut, kur u deklarua se do të shkurtohej 30 përqind e efektivit prej 1250 punonjësish që numërojnë shërbimet inteligjente shqiptare. SHISH për nga rëndësia konsiderohet si institucioni i dytë pas Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të kishte reagime për ndryshimet e kushtëzuara nga ndryshimet politike të pas zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit të kaluar.
Faza e pare e reformës preku rolet e ulët dhe të mesme nuk kaloi me reagime të forta. Në fazën e dytë, që sapo ka filluar pritet të ketë kundërshtime, pasi ajo prek të gjitha drejtoritë kryesore dhe “kryespiunët” në prefektura.
Vala e parë
Faza e parë e ndryshimeve do të startonte nëntorin e vitit të kaluar deri në javët e para të janarit të këtij viti. Plot 350 agjentë dhe oficerë, kryesisht të niveleve të ulëta dhe të mesme të SHISH, dorëzuan detyrat e tyre. Shkurtimet në atë kohë sollën reagimin e oficerëve të vjetër të institucionit, të cilët kishin ngritur themelet e SHISH, qysh prej shkatërrimit total që pësoi pas trazirave të vitit 1997. Ndërmarrja e reformave në SHISH, konsiderohej mjaft e rezervuar për vetë natyrën e këtij shërbimi. Për ringritjen e tij, janë kryer investime kolosale nga shërbimet e vendeve partnere, kryesisht ato amerikane. Të 350 punonjësve të shkurtuar nga reforma, nuk iu servir ndonjë mundësi tjetër punësimi. Megjithë reagimet e të shkarkuarve, ato ishin më së shumti mediatike, ndërsa opozita e konsideroi një gjë të tillë si veprim të gabuar dhe që sillte dëmtim të funksionimit normal të institucionit. Burime të rezervuara të gazetës bënë të ditur dje se në javën e parë të prillit do të bëhet dhe faza e dytë e reformës. Mendohet se do të jenë deri në 150 punonjës të nivelit të lartë dhe mesëm të SHISH, që brenda këtij muaji do të detyrohen të dorëzojnë detyrën dhe distiktivin. Gati të gjithë punonjësve dhe oficerëve deri në nivel drejtorësh në nivelin qëndror dhe lokal ju është kërkuar të plotësojnë vlerësimet e punës së tyre. Ky është hapi I fundit administrative, mbas të cilit pritet të mësohen dhe emrat konkretë të të shenjuarve nga reforma.
G. Shqiptare
Shtuar më 03/04/2006, ora 10:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori