Shira në të gjithë vendin, si do të mbajnë temperaturat
Dita e sotme në vendin tonë moti parashikohet të jetë i vranët dhe me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Këto kushte atmosferike pritet të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here mund të ketë intervale me kthjellime.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen gjatë mëngjesit dhe mesditës duke u luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga 1°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50-55 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Shtuar më 22/04/2020, ora 08:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori