Dita e sotme do të karakterizohet nga
vranësira dhe reshje shiu. Mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin kalime vranësirash të shpeshta nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat veriore dhe
qendrore duke gjeneruar reshje shiu. Nata rikthen
sërish kthjellimet në vend.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten
sërish në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 16°C.
Era do fryjë e lehtë shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Rajoni dhe
Europa
Europa Veriore dhe ajo Lindore paraqiten me
kthjellime dhe
vranësira të herë pas hershme, po ashtu gjithë Rajoni i Mesdheut mbetet me
kthjellime dhe
vranësira kalimtare. Ndërsa
Europa Qendrore vijon në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat, reshjet e dendura të shiut e dëborës shoqëruar me stuhi ere mbizotërojnë në këtë rajon.
Shtuar më 12/02/2020,
ora 08:15