Shikoni si është transformuar Tirana në 2 vjet (FOTO LAJM)

Sot mbushen 2 vjet kur qytetarët e Tiranës i dhanë Erion Veliajt besimin për të drejtuar Bashkinë. Kreu i Bashkisë ka zgjedhur që ta kujtojë këtë datë me një album fotosh me 100 punë të bëra këto dy vite.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë më 25 qershor për Edi Ramën kryeministër që punët e nisura të vijojnë me një ritëm edhe më të madh.

“Ju jam mirënjohës dhe kam punuar çdo ditë me skuadrën e Bashkisë qe t’ua shpërblej me punë të prekshme.

Nëse doni që këto punë të vazhdojnë me rritëm akoma më të madh, e keni vetë në dorë”. Më tej Veliaj thekson se “Një votë për Edi Ramën e PS këtë të diel është nderi që ju kërkoj për të bërë akoma më shumë në vazhdim. Ju falenderoj e ju pres të gjithëve nesër në orën 19:00 tek Sheshi Nënë Tereza për tubimin përmbyllës të Tiranës në mbështetje të Edi Ramës”./albeu.com/

Shtuar më 21/06/2017, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori