Shijoni orët me diell, si pritet të ndryshojë moti në ditët në vazhdim
Edhe pse reshjet u ndalën, mëngjesi i sotëm ishte tepër i ftohtë dhe me temperatura që zbritën deri në -8 gradë celcius në zonat malore.

Temperatura mbeten të ulta pavarësisht motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, kjo situatë nuk do të vijojë për shumë orë pasi gjatë mbrëmjes dhe në fundjavë pritet një rikthim i reshjeve të dëborës dhe shiutpjesën më të madhe të territorit.

Por gjithashtu, rikthimi i reshjeve gjatë fundjavës pritet të rrisë disi temperaturat gjatë të shtunës dhe të dielës.

Ndërkohë java që vjen do të nisë me reshje dëborë në pjesën lindore dhe jug-lindore të vendit.
Shtuar më 28/01/2021, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori