Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të
shpeshta ndikojnë motin në gjithë vendin duke sjellë shira afatshkurtër në Veri dhe zonat Qendrore.
Pjesa e dytë e ditës përmirëson dukshëm kushtet e motit duke sjellë edhe
kthjellime të
shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike të pandryshuara.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzim i ulët. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018,
ora 08:02