Shijojeni diellin! Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen kryesisht nga kthjellimet ndërsa vranësira kalimtare do ketë në Verilindje.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në gjithë vendin ku më të shpeshta, vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit ndërsa do të ruajnë vlera thuajse konstante gjatë orëve të mesditës.

Era do fryjë mesatare dhe rrallë- herë e fortë, me shpejtësi deri 50 km/h nga Veriu duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet mbi 3 ballë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 07:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori