Shijaksi përndjek vajzën nga Bathorja: Lidhu me mua ose të nxjerr fotot e "sikletshme"
Një 28 vjeçar është
shpallur në kërkim nga policia e
Tiranës, pas një denoncimi që ka bërë një shtetase se i riu e kërcënonte në mënyrë sistematike për tu lidhur. Kjo situatë kishte agravuar pasi ai kishte gjetur disa foto në Facebook dhe me to e kërcënonte.
I riu nga Shijaku është
shpallur në kërkim nga Policia e
Tiranës, pasi është denoncuar për përndjekje nga një 25 vjeçare që banon në Bathore të Kamzës.
Vajza ka kallëzuar ngjarjen në Komisariatin nr.5, vetëm dy ditë më parë, ndonëse pretendon se ka pothuajse dy vite rresht që shqetësohet në rrjetet sociale dhe në celular nga një person, që, sipas saj, nuk e ka takuar asnjëherë.
I dyshuari i ka zbuluar edhe fjalëkalimin e profilit të saj në “Facebook”, nga ku ka marrë disa foto të saj personale, që ajo ua kishte
nisur disa shoqeve dhe nëpërmjet tyre i bën presion për të pasur një lidhje intime me të.
Burime nga Policia e
Tiranës menjëherë pas kallëzimit të shtetases Rozeta M., kanë thënë se kanë identifikuar dhe
shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Gerald H., 28 vjeç, banues në Shijak, shkruan "Panorama".
Vajza ka thënë më tej se nuk e ka takuar asnjëherë personin në fjalë, por ka
nisur të komunikojë me të para rreth dy vitesh. Ajo është shprehur se gjithçka ka
nisur me një kërkesë miqësie që i ka ardhur nga ai, të cilën
vajza e ka pranuar. Më pas i dyshuari ka filluar t’i shkruajë mesazhe në çdo orë të ditës, fillimisht me komplimente për disa javë, derisa i ka kërkuar numrin e telefonit dhe më pas që të takoheshin për të pirë kafe. Por kur
vajza e ka refuzuar, ai ka
nisur ta fyejë, gjë që e ka detyruar 25-vjeçaren ta fshijë nga profili i saj i “Facebook”-ut. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2016,
ora 16:57