SHBA gati sanksionet e reja ndaj Rusisë, industritë kryesore në listë

Shtëpia e Bardhë po planifikon të vendosë një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar industritë kryesore, sipas Bloomberg News.

Kufizimet e reja do të synojnë sektorët e mbrojtjes dhe energjisë së Rusisë, institucionet financiare dhe disa individë, thuhet në raport.

Amerika dhe aleatët e saj mund të hetojnë gjithashtu parandalimin e evazionit dhe anashkalimit të sanksioneve në mënyrë që të ndërpresin mbështetjen që Rusia merr nga vendet e palëve të treta, shton raporti.

Ndërkohë, propozimi i Bashkimit Evropian për sanksione të reja përfshin entitetet iraniane që shihet se po i ofrojnë Rusisë drone dhe furnizime të tjera ushtarake, teknologji, komponentë, automjete të rënda, elektronikë dhe lëndë të rralla.

Në fillim të këtij muaji, SHBA vendosi sanksione të reja ndaj Moskës për aktivitetet kibernetike që synonin shtatë individë, përfshirë gjashtë rusë dhe një ukrainas.

Kremlini u kundërpërgjigj duke ndaluar 77 shtetas amerikanë të hynin në Rusi. /albeu.com


Shtuar 19.02.2023 19:26