Shijak, vriten me armë zjarri babë e bir
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e quajtur “4 rrugët e Shijakut”, ku persona ende të paidentifikuar kanë ekzekutuar me armë zjarri babë e bir, Rifat Sula 55 vjeç dhe Izmir Sula, 24 vjeç.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje të dyfishtë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, por nuk jep detaje. Nga të dhënat e para të policisë, vrasja është bërë me një automatik tip kallashnikov rreth 30 metra larg shtëpisë së tyre. (albeu.com)
Shtuar më 09/11/2010, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori