Shijak, qëllohet me armë zjarri babai dhe dy djemtë
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e 3 shtetasve në fshatin Qepale në Shijak. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se shtetasi Arsen Shehu, 45-vjec, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri mbi dy vëllezërit dhe babain e tyre 42 vjec. 45-vjecari ka shtënë mbi Hekuran Kurti, 42-vjec, B.Kurti, 21-vjec dhe E.Kurti, 19-vjec.

Të tre të plagosurit kanë përfunduar në spital, ndërsa autori i krimit është arrestuar nga ana e uniformave blu,ndërsa në cilësinë e provës materiale i është bllokuar dhe arma e krimit.


Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2011, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori