Një konflikt familjar ka çuar në tragjedi, ku bashkëshorti ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, në momentin kur kanë qenë vetëm në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në
Shijak tëe Durrësit, ku 54-vjeçari Isuf
Smoqi, ka vrarë me armë gjahu, bashkëshorten e tij, 50-vjeçaren Bukurie
Smoqi, në fshatin Pjezë të Shijakut.
Vrasja është bërë nga një distancë e afërt, dhe autori nuk është përpjekur për t`u larguar nga banesa, pasi ka kryer krimin.
Ai ka pritur fëmijët dhe më pas uniformat e policisë, që e kanë shoqëruar në Komisariatin e Durrësit.
Ende nuk ka një version zyrtar në lidhje me ngjarjen.../albeu.com/
Shtuar më 13/08/2011,
ora 13:27