"Askush nuk do të na ndalojë të themi të
vërtetën dhe në 25
prill ti japim
shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta..."
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion
Veliaj paralajmëroi se do të ngrinte padi për shpifje në gjykatë kundër saj, pas akuzave të bëra nga kjo e fundit në media.
Deklarata e Dumës:
Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!
Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të
vërtetën!
Askush nuk do të na ndalojë të themi të
vërtetën dhe në 25
prill ti japim
shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.
Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me
Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e
shqiptarëve.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 20:26