Shifrat: Sa policë, gjyqtarë e prokurorë kanë deklaruar lidhjet me Agron Xhafën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e nje qytetari dixhital.

Sipas tij thotë "në formularet e tyre 63 policë dhe 15 gjyqtarë dhe prokuror, pyetjes se a keni patur kontakte apo keni pire kafe me persona te inkriminuar apo të dënuar për trafik droge, i janë përgjigjur se kanë patur kontakte me Agron Xhafen"

POSTIMI I PLOTE I BERISHES:

63 policë, 15 gjyqtarë dhe prokurorë kanë deklaruar lidhjet me Agron Xhafen!

Fatziu vete nuk e kalon vetingun! sb

“I nderuar Doktor Berisha, keto jane disa pyetje nga formularet e Vetingut qe Xhafa po i ben Policise.

Dy nga pyetjet lidhen me familjet e tyre nese kan patur lidhje me organizata kriminale. Nese kan patur policet nuk kalojne dot vetingun e Xhafes.

Nderkohe qe Xhafa nuk e kalon dot as vet vetingun qe ai vet po ben.Perveç kesaj ne formularet e tyre 63 police dhe 15 gjyqtare dhe prokuror pyetjes se a keni patur kontakte apo keni pire kafe me persona te inkriminuar apo te denuar per trafik droge i jane pergjigjur se kane patur kontakte me Agron Xhafen!" /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2018, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori