Shifrat rekord të COVID-19 nuk i bindin shqiptarët! Kaq gjoba u vendosën sot për maskat
COVID19/ 1013 monitorime, 832 individë dhe 181
subjekte të këshilluar dhe monitoruar për vendosjen e maskës dhe zbatimin e masave për
parandalimin e
përhapjes së COVID-19 vetëm sot në qytetin e Tiranës.
6 shkurt 2021 – Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren për mbajtjen e maskave dhe zbatimin e masave për
parandalimin e
përhapjes së COVID-19. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në Tiranë u këshilluan 832 individë për mbajtjen e maskës dhe u monitoruan 181
subjekte të ndryshme për zbatimin e masave për
parandalimin e
përhapjes së COVID-19.
Nga fillimi i vitit 2021 janë kryer 76 928 inspektime dhe monitorime në
subjekte të ndryshme dhe janë këshilluar 55 896 individë.
1 Masë Administrative me gjobe dhe 33 Vendime të Ndërmjetme per mbyllje aktiviteti janë marrë për
subjekte të cilët janë konstatuar në shkelje të ligjit.
Inspektimet dhe monitorimet e inspektorëve shëndetësorë do të vijojnë pa ndërprerje në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve dhe individëve me qëllim
parandalimin e
përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Shtuar më 06/02/2021,
ora 16:51