Shifrat në rritje, Manastirliu publikon rregullat për një sezon turistik të sigurt (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vazhdon me apelin për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19.

Këtë herë, përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka treguar disa rregulla që duhet ndjekur për një sezon turistik sa më të sigurtë.

Këtu mund të përmendim:

-Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

-Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi zik jo më pak se 1.5 meter.

-Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

-Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

-Kujdes me përdorimn e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenën.

-Hapësira midis ndjenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër disatancë.

-Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Kujtojmë që ditën e djeshme u shënua edhe rekordi i zi për Shqipërinë, pasi ishte hera e parë që numri i të infektuarve shkoi në 90 gjatë 24 orëve të fundit.
Shtuar më 11/07/2020, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori