Sipas shifrave që deklaron Ministria e Shëndetësisë, Fieri ndodhet në zonën e kuq, për rastet e shumta të
infektimeve nga Covid-19, sidoemos gjatë dy muajve të fundit.
Presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier thotë se numri i lartë i
infektimeve lidhet direkt me mos respektimin e karantinës nga të infektuarit.
Besnik
Brahimaj tha se
qytetarët përfitojnë nga mungesa e tamponëve dhe megjithëse pjesë e zinxhirit të kontakteve, ata nuk izolohen madje shkojnë edhe në punë.
“Kjo tregon se karantinimi nuk po bëhet siç duhet. S’ka rëndësi tamponi, duhet ruajtur zinxhiri i kontakteve”, – thotë ai.
Sipas tij detyrimi për karantinim i personave të kontaktit me pacientin e infektuar nuk është sqaruar as nga Këshilli Teknik.
“Kjo është e keqja se edhe nga vetë Këshilli Teknik kjo nuk është sqaruar tamam”, thekson
Brahimaj.
Brahimaj ka treguar eksperiencën e tij personale për ABC se, pasi kaloi koronavirusin.
Si pacient dhe si mjek ai ka një porosi për
qytetarët, të ruajnë qetësinë.
“Me ndihmën e doktoreshës arrita ta përballoj pa vështirësi të mëdha.
Qytetarët të mos kalojnë në panik nga koronavirusi”, shton ai.
Fieri renditet pas Tiranës për numrin e lartë të
infektimeve, por
Brahimaj thotë se situata në këtë qytet është nën kontroll.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 17:04