Shifrat e fundit nga COVID-19: 400 mijë të prekur, e 17 mijë të vdekur në të gjithë botën

A e dini sa të prekur ka nga koronavirusi në botë?

Shifrat e fundit të orës 17:30 trefgojnë se numri i të prekurve ka shkuar në 400.964 në 196 vende të botës.

Prej tyre janë shëruar deri tani 103750 persona.

Nën mbikëqyrje mjekësore janë 266891 njerëz. Kurse 12358 të tjerë janë në gjendje kritike.

Deri tani janë regjistruar 17480 të vdekur.

Numrin më të madh të viktimave e kanë Italia me 6077 jetë të humbura, Kina me 3277, Spanja 2800 dhe Irani 1934.

Numrin më të lartë të të prekurve e ka Kina me 81171 raste e më tej Italia me 63927.

Pas tyre regjistrohen SHBA me 48778, Spanja 39676, Gjermania 31370, Irani 24811 dhe Franca 19856.

Shtuar më 24/03/2020, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori