Shifrat e dhimbshme: 6 gra humbën jetën nga dhuna në 2020
Në ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj grave, policia e shtetit ka bërë një bilanc të viktimave dhe dhunuesve të ndëshkuar përgjatë këtij viti. Në postimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme thuhet se në vitin 2020">2020 6 gra u bënë viktima të dhunës duke humbur jetën, ndërsa 2980 iu drejtuan institucioneve për të kërkuar mbrojtje.

Nga denoncimi i këtyre rasteve policia ka mundur të arrestojë 532 dhunues. Policia e shtetit i bën apel për gratë e dhunuara që të denoncojnë çdo abuzim ndaj tyre në numrin 112.

“Thyej heshtjen! Denonco dhunën! 6 gra nuk i mbijetuan dhunës gjatë vitit 2020">2020. 2980 të tjera e denoncuan dhunën. 532 dhunues u arrestuan.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, ditë në të cilën nis edhe fushata e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Policia e Shtetit, si një ndër institucionet kryesore për parandalimin e dhunës dhe marrjen në mbrojte të personave të dhunuar, apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune në Policinë e Shtetit, në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital.

Ne jemi të gatshëm çdo ditë, 24/7, në krah të personave të dhunuar, së bashku me të gjitha institucionet e tjera që kanë detyrimin ligjor për të parandaluar dhe trajtuar dhunën me bazë gjinore”, njofton policia.

Shtuar më 25/11/2020, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori