“Herën e parë më ngacmoi, pastaj shkova me dëshirë”, zbardhet dëshmia e Almës: Safeti më shkruajti …

Pas arrestimit të Safet Gjicit dhe Alma K, të cilët ishin protagonistët e videos erotike brenda në Bashkinë e Kukësit, kanë dalë detaje të reaj lidhur me ktë ngjarje.

Mediat kanë zbardhur pjesë nga dëshmia e Alma K para prokurorëve të SPAK, të cilët vijojnë hetimte pë këtë ngjarje, e cila përvecc videos erotike brenda zyrave të shtetit, tashmë po hetohet edhe për korrupsion.

Alma. K tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte.

Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”- ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma. K, vajza e videoskandalit me ish kryebashkiakun e Kukësit.

Janë zbardhur pjesë nga dëshmia e 40 vjeçares, e cila u kap nga policia në Shkodër, dhe pasi u vu në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u dërgua në banesën e saj në Durrës.

Sipas Alma. K, me Gjicin është takuar vetëm dy here në zyrë. Herën e parë, sipas saj, i prezantoi projektin për qentë dhe u ndje e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.  Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me kryebashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.

Fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lash takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit’, thotë Alma. K. Ditën tjetër, kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij. U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentet dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat në dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha ‘Lëri se flasim pastaj.’. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale”, thotë Alma. K në dëshmi.

Më tej, ajo tregon, se pasi ka përfunduar akti me pelqimin e saj, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin qe quhej Granit, dhe unë kam biseduar me të për projektin e qenëve. Shkëmbyem emalet dhe unë do tia nisja në format elektronik projektin, përfundon Alma. K.

Ndërkohë Spak ka zbuluar se lidhja mes ish kryebashkiakut të Kuksin Safet Gjici dhe 40 vjeçares Alma.K kishte nisur rreth tre muaj para se te realizohej video intime në zyrë. Edhe vetë Gjiçi, kur u dorëhoq, tha se me Alma .K kishte marrëdhënie më të hershme. Por Gjici pretendon se pavarësisht këtij fakti, takimi I fundit mes tij dhe 40 vjeçares është I organizuar nga kundërshtarët e tij, për ta futur në kurth.  Deri tani Alma .K, sipas burimeve të SPAK, nuk ka pranuar bashkëpunimin me persona të tjerë për planin hakmarrës, por prokuroria dyshon të kundërtën.

Pista tjetër që po hetohet, është ajo e individëve që kanë nxitur dhe realizuar kurthin për filmimin e Safet Gjicit, në kushte jo etike brenda zyrës së tij. Gjatë kontrollit në banesën e saj agjentët e BKH-së kanë gjetur dhe sekuestruar videon origjinale, dhe aparaturën me të cilën ajo kishte kryer përgjimin. Të hënën të dy, Safet Gjici dhe Alma .K do të dalin para gjykatës për tu njohur me kushtet e masës së sigurisë. Që prej të shtunës Safet Gjici i arrestuar poshtë lokalit të shtëpisë, sipas avokatit, ndodhet në gjendje psikologjike teper e rënduar pasi skandali i publikuar i ka shkaktuar probleme të mëdha familjare.

Gruaja, vajza dhe djemtë, nuk janë parë në asnjë moment, për ta shoqëruar apo mbështetur njeriun e tyre, tashmë nën akuzë jo vetëm para ligjit, por edhe në gjyq publik. Për sa i takon veprës penale të korrupsionit pasiv për të cilën akuzohet, avokati Përparim Kulluri, tha për Report  TV se në rastin konkret nuk kemi asnjë vepër penale pasi nuk ka një tender të shpallur dhe ndonjë procedure të kryer.


Shtuar 25.06.2023 14:31