Shifra zyrtare: Sulmi i Ramës ndaj Bechetit do t'i kushtojë shqiptarëve 110 milion euro
Del zyrtarisht shifra që duhet të paguajë Shqipëria ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi. Portali i specializuar, law360.com shkruan se arbitrazhi ndërkombëtar ka vendosur se Shqipëria duhet të paguajë 111 milionë euro ndaj Beketit.

Biznesmeni italian e paditi qeverinë shqiptare, duke pretenduar se sulmet ndaj biznesit të tij lidhen me faktin se televizioni në pronësinë e Beketit, Agon Channel ka bërë mbulim jo të favorshëm ndaj qeverisë.

Tribunali tha se veprimet e Shqipërisë ndaj kompanisë Agonset nuk ishin ‘ushtrim legjitim i fuqive policore’.

Sipas tribunalit, kjo solli edhe shpronësimin e akuzuesve. Vetë Beketi tha se vendimi e ka gëzuar pasi vjen pas katër vitesh betejë.

Kurse firma ligjore që e përfaqësoi biznesmenin në arbitrazh, tha se vendimi ishte një kritikë e fortë ndaj sjelljes së paligjshme të autoriteteve shqiptare, të cilat shënjestruan median e lirë.
Shtuar më 20/06/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori