Numri i jetëve të humbura nga
tërmeti i fuqishëm që javën e kaluar
goditi qytetin turk Izmir është rritur në 111, shkruan Anadolu Agency.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se 137 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 898 të tjerë janë lëshuar nga spitalet.
Pas tërmetit me magnitudë 6,6, që
goditi qytetin me mbi 4.3 milionë banorë, janë regjistruar 1.621 dridhje të tjera, 44 prej të cilave më të fuqishme se 4 ballë.
Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin e vitit 1999 me magnitudë 7,6 në Marmara.
Shtuar më 03/11/2020,
ora 22:18