Shifra të frikshme nga Greqia: 31 të infektuar vetëm sot!
31 raste te reja me COVID 19 u njoftuan këtë të mërkurë në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 418.

Nga këta, 5 persona kanë humbur jetën deri më tani.

Sipas autoriteteve, 69 pacientë janë shtruar në spital, 13 prej tyre në intubim.

Mosha mesatare e këtyre të fundit është 76 vjeç. Deri tani janë testuar më shumë se 6,000 monstra.

Mbledhjet me 10 ose më shumë persona janë të ndaluara që nga nesër, dhe do të ndëshkohen me gjobë prej 1.000 euro për person.
Shtuar më 18/03/2020, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori