Iu gjet drogë, armë dhe një shumë e madhe parash, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një ditë më parë dy persona, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Njëri prej të arrestuarve ëhstë me origjinë shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë 42-vjeçari shqiptar dhe 21-vjeçari italian.

Autoritetet kanë kryer kontrolle në banesë ku edhe kanë gjetur 1 kg kokainë, armë zjarri dhe mbi 10 mijë euro.


Shtuar 18.05.2023 16:29