Rritet sërish çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,40% në raport me vendimin e datës 27.7.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,344 %, te nafta ka rritje për 1,336 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,95 % dhe te mazuti ka rritje për 1,137% .

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,503 den/kg dhe tani do të jetë 53,343 den/kg.

Nga data 2.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 95,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 98,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 94,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,343 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,484%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 2.8.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar./alsat


Shtuar 4.08.2022 15:00