Kievi nuk gjen qetësi, sulme të reja ajrore, 1 i vrarë dhe 3 të lënduar

Kievi është sulmuar për të tretën natë radhazi nga ushtria ruse.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko raportoi shpërthime në qytet. Sipas deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, një pallat ka marrë flakë nga një sulm me dron rus.

Raportohet për të të paktën një person të vrarë dhe tre të lënduar.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko e përshkroi sulmin e fundit “masiv”, duke u kërkuar banorëve “të mos largohen nga strehimoret”.

Ky ishte sulmi i 17-të në kryeqytet që nga fillimi i majit./albeu.com/


Shtuar 30.05.2023 08:02