Shifra rekord/ Mbi 60 mijë shqiptarë aplikuan për azil në BE në 2015-ën
Shqipëria renditet në 5 vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian. Ambasadori austriak në vendin tonë Johan Sattler iu referua statistikave sipas të cilave gjatë vitit 2015">2015, 60.220 qytetarë shqiptarë aplikuan për azil, nga të cilët 33.5% ishin minoren të pashoqëruar që mbartnin riskun e kërcënimit dhe abuzimit.

Johan Sattler: Sipas EUROSTAT trendi i azilkërkuesve u intensifikua në vitin 2015">2015, ku Shqipëria ishte një ndër 5 vendet e para të prekura nga ky fenomen. Nga 60 mijë persona që aplikuan për azil, 33.5% ishin të mitur. Rikthimi vullnetar pas refuzimit të kërkesës për azil është shtuar në fund të vitit 2015">2015 dhe në fillim të vitit të 2016, ku numri i qytetarëve të kthyer është 20.700 për 2015">2015 dhe 7544 për vitin 2016.

Por çfarë ndodh më këto familje të rikthyer në Shqipëri? Pjesa më dërrmuese e tyre ndeshin vështirësi për tu punësuar, për të përfituar përkrahje sociale apo për tu arsimuar.

Blendi Klosi: Ka ardhur koha që bashkitë tona të shndërrohen në bashki shumë më tepër sociale. Unë them që ka ardhur koha që ne qartazi të flasim të gjithë se bashku me një gjuhë për të ndërtuar në Shqipëri hartën e munguar të shërbimeve, shkruan Oranews.

Një ndër projektet që ministria e mirëqenies social në mbështetje të kësaj kategorie është ajo e ndihmës ekonomike që po pilotohet me kritere të reja në 4 bashki si në Fier, Korçë, Lezhë dhe Shkodër./Albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 07:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori