Shifra rekord! 2811 shqiptarë janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës
2811 qytetarë në të gjithë Shqipërinë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës, si masë anti COVID-19.

Që nga data 15 tetor kur me vendim qeverie nisi zyrtarisht mbajtja e maskës me detyrim dhe deri sot janë gjobitur me 30 miljë lekë të vjetra 2811 qytetarë në të gjithë vendin.

Kjo ka sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili thotë se mbajtja e maskës frenon rrezikun e infektimit me Covid-19, duke shtuar se "policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë."

Reagimi i plotë:

Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.

Shtuar më 19/10/2020, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori