Makina përplaset me barrierat anësore në aksin Korçë – Pogradec, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur në Korçë – Pogradec.

Në afërsi të fshatit Sovjan, një mjet i tipit Golf është përplasur me barrierat anës rruges duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe personit tjetër pasagjer në mjet.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara dhe manovër të gabuar, por hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentitit, vijojnë./albeu.com


Shtuar 17.07.2023 13:39