Shifra alarmante, rriten vjedhjet nga të miturit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Përfshirja e të miturve në vepra penale vijon të jetë problem në shoqërinë shqiptare.

Të dhënat nga Drejtoria e Policisë së Tiranës tregojnë për një rritje të lehtë në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016 të të rinjve nën 18 vjeç që janë përfshirë në veprat penale.

Në vitin 2018, mbi 400 të mitur janë përfshirë në vepra penale dhe kryesisht me së shumti në vjedhje.

“Janë grupe ose shtresa të migrimit të brendshëm të zonave rurale dhe që janë në procesin e tranzicionit të përshtatjes së kulturës me vendin pritës. Vëmendja duhet përqëndruar tek mosha e fëmijërisë, tek adoleshentët. Edukimi duhet të jetë i përkushtuar dhe shoqëria gjithashtu”.

Sociologët ngrejnë alarmin se ku po shkon shoqëria shqiptare me përfshirjen e të miturve në këto vepra.

“Mendoj se është një problem serioz që nuk i përket vetëm të sotmes por edhe reflektimit në të ardhmen. Pasi të miturit që mësojnë modelin e krimeve dhe thyerjes së rregullit dhe ligjit, e reflektojnë këtë edhe në moshë të rritur. Fëmijët që kanë realizuar krime të caktuara, sjellje devijante kanë kapacitete t’i mbartin këto devijanca edhe në moshë të rritur”.

Për ekspertët juristë ka ardhur koha që të ketë një gjykatë të veçantë për çështjet që lidhen me të miturit, shkruan "tvklan".

“Duhet të ketë struktura të posaçme dhe gjykatë për këta të mitur”.

Burgosja e fëmijëve pa kaluar më parë në programe rehabilitimi, sipas ekspertëve, krijon hapësirë për ripërsëritjen e veprave penale nga të dënuarit e mitur.
Shtuar më 18/11/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori