Shifra alarmante nga Italia: Vetëm sot kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 1500 persona
Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë.

Vetëm ditën e sotme janë shënuar 1500 persona më shumë të infektuar në rajonin e Lombardisë.

Lajmin e bëri të ditur guvernatori i saj Atilio Fontana duke informuar se i ka kërkuar Këshillit të Ministrave të mbyll gjithçka në këtë territor të paktën për 15 ditët e ardhshme.

Lombardia është rajoni më i prekur me numri më të lartë të viktimave e të personave nga koronavirusi në Itali, numër që çdo ditë shënon rritje shqetësuese.

Guvernatori i këtij rajoni me një letër të detajuar ka kërkuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare me përjashtim të farmacive dhe dyqaneve ushqimore.

Mbylljen e restoranteve, pubeve, lokaleve, supermerkatave të mëdha, tregjeve e çdo dyqani shitjeje. Mbylljen e të gjitha hoteleve e të zyrave të shërbimeve publike. Mbylljen e mensave private publike e mbylljen e të gjitha aktiviteteve artizanale me përjashtim ato për shërbimet e emergjencës dhe urgjencës.


Shtuar më 11/03/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori