Shifra alarmante infektimesh e shtrimesh, ezaurohen shtretërit e spitaleve Covid
Shifrat e larta prej më shumë se një muaj e gjysëm nga COVID-19 në Shqipëri, kanë bërë që
spitalet covid në Tiranë të tejmbushen.
Burimet nga ministria bëjnë me dije se janë ezauruar 550 shtretërit në 4
spitalet Covid në kryeqytet.
Për shkak të numrit në rritje të persona me
covid që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, Ministria e Shëndetësisë po vë në zbatim skenarin e parë për përfshirjen e 5 spitaleve
rajonale, me pavionë të veçantë, të cilët do të trajtojnë të prekurit me
Covid.
Numri total i shtretërve në 5
spitalet rajonale, të Durresit,
Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe Vlorës arrin në 650.
Të hënën, të parët që janë hapur janë spitali i Durrësit dhe ai i
Shkodrës. Në pavionin
Covid në Spitalin e Durrësit aktualisht janë 70 shtretër, ndërsa tek ai i
Shkodrës janë 100 shtretër.
Në rast se edhe 5
spitalet rajonale mbushen me pacientë, strategjia e Ministrisë së Shëndetësisë do të vijojë me 6 spitale të tjerë
rajonale.
Shtuar më 15/02/2021,
ora 18:01