Rama po bie? Berisha korr "fitoren" e parë me shifra të frikshme (FOTO LAJM)

Pëlqej
E enjtja që kaloi ishte padyshim një ndër të enjtet politike më të "zjarrta".

Dy figurat kryesore politike në Shqipëri, garuan në të njëjtën kohë përballë njëri tjetrin por në televizione të ndryshme, Sali Berisha dhe Edi Rama ishin të ftuarit e Blendi Fevziut në Tv Klan dhe Eni Vasilit në Top Channel.

Sali Berisha u rikthye në Opinion pas më shumë se 5 vitesh, ndërsa Rama është kthyer në studiot e Top Channel.

Por çfarë ndodhi mbrëmë?

Ndryshe nga çfarë pritej, ish-kryeministri Berisha vetëm në Facebook arriti një shifër ndjekësish live prej më shumë se 6.6 mijë njerëz.

Ndërsa Edi Rama, shënonte në faqen e tij në Facebook 3.5 mijë njerëz live.

Sigurisht kjo është një shifër shumë e dobët në krahasim me audiencën e gjëra që zakonisht kryeministri Edi Rama ka. /albeu.com/



Shtuar më 14/09/2018, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori