Shifër e çmendur, sa kushton iPhone “i rrallë” Donald Trump?
Pëlqej
Jeni të kërkim të një celulari të shtrenjtë dhe të veçantë por nuk e keni problem sa mund të kushtojnë, ju sugjerojmë celularin iPhone me fytyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ai është realizuar nga “Goldgenie”. Telefoni në fjalë është i gjithi në ar, pasi ka ka 450 diamantë që shkëlqejnë në logon e “Apple”.

Në sfondin e tij, ai ka një prerje që përfaqëson Donald Trump. Ky telefon është realziuar me kërkesën e një klienti kinez, por pronarët e dyqanit vendosën ta nxirrnin në shitje me një shifër prej 151 mijë dollarë.

Edhe pse klienti që e porositi hoqi dorë nga telefoni, pronarët e dyqanit janë optimistë. Ata shprehen se ka shumë miliarder dhe dikush nga ata do ta blej me patjetër telefonin. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2017, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori