E FUNDIT/ 11 të arrestuar, policia shkatërron grupin e Bajrajve në Shkodër
Shi por temperatura të larta, ky është moti për ditën e nesërme
Pëlqej
Reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë pasdites së sotme dhe nesër në të gjithë Shqipërinë.

Nga ana tjetër, mësohet se nuk do të ketë ulje të temperaturave.

Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet mesatar.

Nuk do të ketë rreziqe.

Parashikimi i motit për pasdite dhe nesër:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta, kurse në zona të veçanta lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

bregdet: 12/ 24 °C

në vendet e ulëta: 12 / 22 °C

në vendet malore: 8 / 19 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatarebregdet.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër “S’ka rrezik” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). /albeu.com/


Shtuar më 17/04/2018, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori