Plagosja babë e bir me thikë në Fier, ndërron jetë 77-vjeçari, policia arreston autorin

Ditën e djeshme, babë e bir, u plagosën me Fier me thikë. Burime bëjnë me dije se 77-vjeçari Haxhi Balla ka ndërruar jetë, ndërsa policia bën me dije se është arrestuar Armando Boriçi, si autor i dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit  H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 21.07.2022 09:44