Shi e rrufe apo sërish temperatura tropikale, si do të jetë moti në ditët në vijim?
Pëlqej
Mëngjesin e sotëm temperaturat kanë rënë ndjeshëm për shkak të reshjeve të shiut që përfshinë pjesën më të madhe të vendit.
Por çfarë pritet në ditët në vazhdim.

Instituti i Gjeoshkencave thotë se në disa zona janë shfaqur reshje lokale, në raste të rralla edhe intensive, me rrufe, breshër, erë të fortë.

Sipas meteorologëve mundësitë janë të pakta për ndonjë reshje tjetër deri sot në mesditë.

Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme me deri 7 – 8 gradë në total. Datat 14 – 17 Gusht pritet të sjellin rritje graduale, por duke mbetur poshtë vlerave të këtyre ditëve.

Sa i përket erës, ajo do të jetë problematike në disa zona, sidomos në orët e mesditës, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 30km/orë, kryesisht në datat 12-14. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2017, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori