DETAJET/ Snajper dhe pistoleta me silenciator, çfarë u zbulua në banesën e të riut në Tiranë

Të tjera detaje kanë dalë nga operacioni policer i zhvilluar në Tiranë gjatë mbrëmjes së djeshme, ku u kap një arsenal i madh armësh.

Gjatë kontrolleve për shtimin e masave të sigurisë, në zonën e liqenit të Thatë, një të riu, policia i ka gjetur një armë zjarri tip pistoletë.

Gjithashtu mësohet se pas konstatimit të armës, blutë e kryeqyteit kanë ushtruar kontroll në banesën e të riut, duke gjetur aty një arsenal armësh, duke sekuestruar pistoleta me selenciator, snajper si dhe armë e municione të tjera.

Ky është rasti i tretë që zbulohet arsenal armeesh në kryqytetet. Rreth një muaj më parë policia zbuloi dy depo armësh. Rasti i parë u zbulua në një banesë private në zonën e Kasharit. Ku banesa ishte përshtatur për modifikimin e armëve, ndërsa një javë më pas policia zbuloi një tjetër depo në zonën e Liqenit të Thatë, duke arrestuar një 27-vjeçar. Por, nëse rastet kanë apo lidhje me njëra tjetrën, kjo mbetet për tu parë në vijim, pasi policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.