Shi e dëbore, njihuni me parashikimin e motit për nesër
Gradualisht mbi vendin tonë po depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruar me erë hera-herës të vrullshme, më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.

Orët në vijim do ketë mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu, të cilat do të nisin fillimisht në veriperëndim e gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të prekin të gjithë territorin.

Gjatë orëve të natës e deri në orët e mesditës të ditës së nesërme, reshjet e shiut me intesitet deri mesatar do të mbeten prezente në të gjithë territorin.

Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit, reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen:
vendet malore 2°C deri në 6°C
vendet e ulëta 4°C deri në 10°C
vendet bregdetare 5°C deri në 10°C

L
Shtuar më 26/02/2020, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori