Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, arrestohet në Tiranë tutori 55 vjeçar
Policia e Tiranës ka shkatëruar një rrjet prostitucioni. Uniformat blu kanë arritur që të prangosin dy persona, ku një prej tyre ishte tutori i femrave që kishin rënë pre e tij.

Portali Albeu bën me dije se në pranga ka rënë tutori, shtetasi Z. Sinani, 55 vjeç. Ai shfrytëzonte vajzat në një hotel tek "Rruga e Durrësit" në kryeqytet. Përpos tij, në pranga ka përfunduar edhe një 28 vjeçare me inicialet N.K. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori