Shfrytëzonte prostituta dhe shiste kokainë,kapet ish-lojtari i Kombëtares
Shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës në qytetin bregdetar, arrestohet 38-vjeçari.

Në pranga ka përfunduar Hektor Psatha, i cili në qytetin e Durrësit njihet si tifoz i zjarrtë i Teutës.

I riu disa vite më para ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtarë i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.

Ish-futbollisti u arrestua në flagrancë pas mbahej në vëzhgim nga policia prej gjashtë muajsh. Policia bën me dije se Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Gjatë kontrollit, atij iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se, 38-vjeçari shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 euro dhe shpërndante drogë në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit në qytetin e Durrësit.

Edhe femrat, të cilat kishte nën administrim 38-vjeçari, ushtronin aktivitetin e tyre në hotelet e Plazhit dhe hotelet ngritura përgjatë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Malin e Robit, raporton Panorama.

Psatha shfrytëzonte sezonin turistik veror për të ushtruar aktivitetin e tij, duke gjetur klientë për të shitur kokainë, por edhe për femrat që ai prostituonte.

“Finalizohet operacioni i koduar “Postieri” duke arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lokalet e natës së Durrësit.

Pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale, u arrestua në flagrancë shtetasi Hektor Psatha, 38 vjeç, banues në Durrës”, sqaroi policia në njoftimin për shtyp.

Për shkak të hetimeve, policia nuk jep më shumë detaje rreth ngjarjes. Psathi u arrestua nga policia pikërisht në momentin që po festonte 38-vjetorin.

Për të mbuluar aktivitetin e tij të jashtëligjshëm, “Tori”, siç ai njihet në Durrës punonte edhe si fatorino në autobusët urbanë të zonës së Plazhit. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2017, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori