Shfrytëzonte fuqinë puntore të shtetasve shqiptar të parregullt, arrestohet 61-vjeçari italian
Një banor 61-vjeçar i zonës së Matera u raportua për shfrytëzimin e fuqisë punëtore të shtetasve të huaj të parregullt, shkruajnë mediat italiane. Italiani u ndal gjatë natës për një kontroll, ndërsa po udhëtonte në kamionin e vet në Montescagliosos (Mt).

Brenda në kamion kishte 5 shqiptarë, që do të përdoreshin për punë në të korrat në një fushë bujqësore të pronës së tij.

Ata kishin hyrë në Itali rregullisht me vizë turistike, ndërsa e shfrytëzonin këtë të fundit për qëllime pune. Kamioni u konfiskua sepse është keqpërdorur.
Shtuar më 17/07/2019, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori