Biden: Nuk do të përpiqemi të rrëzojmë Putinin, edhe pse nuk pajtohemi me veprimet e tij

Presidenti Joe Biden, përmes New York Times, njoftoi për dërgimin e SHBA-ve në Ukrainë me sisteme raketash me rreze më të gjatë veprimi.

Por përveç armëve, presidenti preku edhe çështje të tjera kyçe në konflikt. Ai deklaroi hapur, për shembull, se SHBA nuk do të kërkonte të largonte Vladimir Putin nga pushteti.

“Sado që nuk pajtohem me zotin Putin, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt”, ka thënë Biden.

Presidenti shtoi më pas se SHBA nuk do të kërkonte të zgjaste konfliktin vetëm për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë. Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja nuk dëshironte luftë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë dhe kërkoi të siguronte Moskën se nuk do ta inkurajonte Ukrainën të sulmonte jashtë territorit të saj./albeu.com


Shtuar 1.06.2022 10:52