Shfrytëzoi 32 vjeçaren për prostitucion jashtë vendit, arrestohet i riu
Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit të akuzuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” e “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

28 vjeçari A.K, banues në Berat u arrestua pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe.

Shtetasi tjetër, A. H., 26 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtuar më 27/10/2020, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori