Shfaqet prifti: Mitrovica po ndahet dhe më pas bashkimi me Shqipërinë
Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, deklaroi se ka informata relativisht kredibile nga burime vendëse e ndërkombëtare se po punohet aktivisht në hollësitë e ndarjes territoriale të Kosovës sipas parimit etnik dhe se negociatat për këtë po zhvillohen në rrethe shumë të ngushta dhe në fshehtësinë më të madhe.

Në një intervistë dhënë të përjavshmes NIN, Igumeni Janjiq tha kjo po ndodh në mënyrë që të ketë disa “elemente kozmetike të mbrojtjes për pjesën tjetër të popullsisë serbe që do të mbetet në anën tjetër të kufirit si dhe për disa manastire”.

Ai ka shtuar se duke pasur parasysh kapacitetet institucionale dhe demokratike të Kosovës, nuk duhet të kesh imagjinatë shumë që ta marrësh me mend se si do të funksionojë e gjithë kjo, citohet të ketë thënë Janjiq.

Sipas fjalëve të tij, “qëllimi është që Kosova të përfshihet në sistemin e Kombeve të Bashkuara, e pastaj nuk do të kishte pengesa për bashkimin e Prishtinës me Tiranën”, ndërsa “në fund Serbia as që do të duhej të pranonte Kosovën”.

“(Serbia – v.j) Do të kufizohej me Shqipërinë , përkatësisht do të ndodhte ajo që presidenti i Serbisë edhe vetë e kishte thënë një kohë, “kufizimi midis serbëve e shqiptarëve” ka thënë Janiq.

“Nëse ky do të jetë kompromisi që do të duhej të “shpëtonte fytyrën” e atyre që duhet të vënë parafin e fundit në atë dokument, atëherë do të jetë shumë interesante se si populli në Serbi do të sillet me atë mashtrim me të ri dhe të injorojë dhjetëra mijë bashkëkombës të vet dhe gjithë atë që na ndërlidhë serbët që me shekuj jetojnë para nesh, për çka kanë jetuar e janë sakrifikuar” ka thënë igumeni i manastirit të Deçanit.

Ai ka thënë se “ridefinimi i kufirit është vetëm një eufemizëm dyfytyrësh i farkuar për ndarje etnike-territoriale të Serbisë, siç ishte quajtur “zgjidhja përfundimtare” për eliminimin e hebrenjve në Gjermaninë naciste”.

Sipas fjalëve të tij, përdoren termine t “korrigjimi i kufijve”, “demarkacioni” dhe tëp ngjashme, që të gjitha me qëllim të fshehjes së qëllimeve thelbësore.

“Ridefinimi i kufirit vetëkuption braktisjen e rreth 80 mijë serbëve me një nivel mbrojtjeje shumë të ulët dhe të pasigurt, dhe e gjithë kjo gjoja me qëllim të integrimit në BE, që sipas mendimit të mirë të informuarve asnjëherë nuk ka qenë larg nga Serbia”, është shprehur janjiq, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se druan që “ modeli atesit dhe autokratr i shoqërisë i krijuar këtu pas Luftës së Dytë Botërore përjeton vetëm ndryshimet e jashtme, por në esencë nuk ndryshon”.
Shtuar më 23/11/2018, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori